Zyrtari kryesor financiar i kompanisë së Donald Trumpit, Allen Weisselberg, pranoi fajësinë për shkelje që lidhen me mospagim taksash. ai kishte arritur një marrëveshjeje me prokurorët, në bazë të së cilës, ai duhet të dëshmojë për praktikat e paligjshme të biznesit në Organizatën Trump, thanë për agjencinë Associated Press dy burime në dijeni me këtë çështje.