Kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismailaj u shpall fajtor nga Gjykata Antikorrupsion. Ai u dënua me 4 muaj burg të cilat sipas gjykatës konvertohen në 40 orë punë në interes publik. Më herët, SPAK kishte kërkuar dosjen e kryebashkiakut të Mallakastrës për akuzën e falsifikimit të dokumenteve, pasi Ismailaj nuk u tregua i saktë në formularin e dekriminalizimit për një çështje penale të vitit 1999, të hapur në shtetin grek.