Vec dënimit që I zbriti në dy vjet e 8 muaj burgim, ish kryeprokurorit të Vlorës Aurel Zarka I ndalohet që për pesë vitet e ardhshme të ushtrojë funksione publike. Një treshe gjyqtarësh antikorrupsion e gjetën fajtor ish funksionarin e drejtësisë, një magjistrat karriere deri ditën kur SPAK zbuloi se kryeprokurori duke përdorur aplikacionin SKY ECC kishte ushtruar ndikim të paligjshëm për mbylljen e cështjeve.