Top Channel/ Dënohet djegia e Kuranit në Stokholm. Kristersson bën thirrje për qetësi dhe reflektim
30/06/2023 19:14

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, u distancua nga protesta e kësaj jave në të cilën një irakian me banim në Suedi dogji librin e shenjtë të myslimanëve Kuranin, jashtë një xhamie në Stokholm. "Është e vështirë të thuash se cilat do të jenë pasojat. Mendoj se ka shumë njerëz që kanë arsye të reflektojnë. Nuk ka nevojë të ofendohen njerëzit e tjerë. "Unë mendoj se vetëm për shkak se disa gjëra janë të ligjshme, ato nuk janë domosdoshmërisht të përshtatshme Të mërkurën, pasi iu dha leja nga policia suedeze për të protestuar, refugjati irakian Salëwan Momika shkeli më këmbë një kopje të Kuranit dhe ndezi disa faqe jashtë xhamisë më të madhe të Stokholmit. Incidenti i cili përkoi me fillimin e festës myslimane të Kurban Bajramit dhe përfundimin e pelegrinazhit vjetor në Mekë të Arabinë Saudite, shkaktoi protesta në Irak dhe gjetkë. Policia suedeze i kishte dhënë Momikës, 37 vjeç, leje për të organizuar protestën e tij në përputhje me mbrojtjen e fjalës së lirë. Ata më vonë thanë se kishin nisur një hetim për "agjitacion kundër një grupi etnik", duke vënë në dukje se Momika kishte djegur faqe nga libri i shenjtë i myslimanëve.. Në Irak, protestuesit të enjten u futën për pak kohë në rrethojat e ambasadës suedeze në Bagdad, në shenjë proteste ndaj djegies së Kuranit. Këtë veprim kryeministri suedez, e cilësoi të papranueshëm. “Është sigurisht krejtësisht e papranueshme të kesh njerëz që hyjnë në mënyrë të paligjshme në ambasadat suedeze në vende të tjera” Djegia e Kuranit shkaktoi zemërim në pjesë të botës myslimane, ndërsa aktin e ka ka dënuar edhe Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan. Turqia ende nuk ka ratifikuar pranimin e Suedisë në NATO, duke thënë se bllokimi ka të bëjë me dështimet e këtij shteti për të shtypur grupet kurde, që Ankaraja i cilëson “terroriste”. Pamjet: AFP

Top Channel/ Trump thirrje Izraelit të ndalë sulmet mbi Iran për… naftën
11/03 01:08
Top News- SHBA gati për sulm tokësor/ Dalin shifrat: 140 ushtarë u plagosën nga Irani
10/03 23:15
Top Channel/ Renditja e Forbes, Musk, më i pasuri në planet. Trump ngjitet me 55 pozicione
10/03 22:36
Top News- Irani mbush me mina Ngushticën e Hormuzit, marina amerikane i shkatërron anijet
10/03 22:31
Top Channel/ Irani i përgjigjet kërcënimit të Trump: Ne do të vazhdojmë të qëllojmë me raketa për…
10/03 20:36
Top Channel/ Erdogan paralajmëron sërish Iranin: Shkeljet e hapësirës ajrore turke nuk…
10/03 19:39
Top Channel/ Europa, “roje” për naftën në Hormuz! Zbulohet plani Angli-Gjermani-Itali
10/03 19:36
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, EasyJet “ngrin” rifillimin e fluturimeve për në…
10/03 19:02
Top Channel/ Sot dita e ndëshkimit! SHBA paralajmëron sulmet më të ashpra ndaj Iranit
10/03 15:07
Top News – Putini, fituesi i madh i luftës me Iranin / Më shumë para në arkat e Moskës
10/03 15:07
Top News – Irani i thotë Trumpit: Ruaj kokën tënde! I përgjigjet kërcënimeve ‘boshe’ të presidentit
10/03 14:54
Top Channel/ Trump telefonatë me Putinin, diskutuan për luftërat në Ukrainë dhe Iran
10/03 14:53
Top Channel/ Trump: Lufta mund të mbarojë shpejt! Netanyahu: Po ja thyejmë kockat Iranit
10/03 14:52
Top News – Iranit po i mbarohen raketat / ‘Vetëm disa ditë larg…por ka ende një kartë në dorë’
10/03 14:43
Top News – Shoigu, grusht shteti kundër Putinit / Interneti mbyllet në të gjithë Rusinë, ç’po ndodh?
10/03 14:34
Top Channel/ Libani kërkon armëpushim: Gati të çarmatosim Hezbollahun nëse ushtria…
10/03 12:14
Top Channel/ Alarm nga raketat e Iranit, 2 incidente në jug të Turqisë. Erdogan paralajmëron Iranin
10/03 12:13
Top Channel/ 11 ditë luftë në Lindjen e Mesme/ Përfshihen Emiratet Arabe, Irani bllokon naftën
10/03 12:13
Top Channel/ Trump deklaroi se fundi i luftës është afër. Bursa zbriti nga 120 në 84 dollarë
10/03 12:12
Top News – E shpartallon Iranin pa asnjë ushtar / Ishulli i vogël në shënjestrën e Trumpit
10/03 12:06
DIGITALB DIGITALB