Dymbëdhjetë persona, mes tyre dy kryeinspektorë dhe inspektorë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), dhe dy policë janë shpallur fajtorë nga gjykata e Lushnjës me kërkesë të prokurorisë. Katër inspektorët e IMT-së në bashkinë Lushnjë përfituan nga gjykimi i shkurtuar dhe u dënuan me nga 4 muaj burg secili duke u hequr edhe të drejtën e ushtrimit të funksioneve publike deri në 3 vite pas vuajtjes së dënimit.