I janë dashur dhjetë vjet betejë gjyqësore me institucionet shqiptare një ish të dënuari, i cili kërkoi dëmshpërblim nga avokatura e shtetit dhe burgu i Shënkollit, në të cilin menjëherë sapo ai u arrestua u sulmua nga një i burgosur tjetër duke u dëmtuar rëndë. Gjykata e Lartë urdhëroi që ish i burgosuri të dëmshpërblehej për dëmin fizik që u ju shkaktua mbasi institucionet kishin detyrë ta ruanin.