Demokratët e Joe Bidenit i janë afruar edhe më shumë ruajtjes së kontrollit të Senatit pasi llogaritet të kenë siguruar fitoren në Arizona në zgjedhjet e mesmandatit. Tre ditë pasi amerikanët iu drejtuan qendrave të votimit, në këtë shtet demokrati Mark Kelly rezulton të ketë mposhtur sfiduesin republikan Blake Masters.