Departamenti amerikan i Shtetit nuk po sanksionon vetëm kompanitë apo njerëz të afërt me pushtetin e Vladimir Putin. Në qendër tanimë janë edhe përhapësit e lajmeve të rremë apo dezinformuesit. Kështu Departamenti i Shtetit përmes një shkrimi të gjatë ka ekspozuar Margarita Simonayan, kryeredaktore televizionit shtetëror RT(Rusia Sot), duke e vlerësuar si fytyra dhe forca udhëheqëse e propagandës së Vladimir Putin.