Pas më shumë se 6 ditësh përballje të pandërprerë me zjarret, situata në Delvinë dhe Gjirokastër është vendosur nën kontroll, megjithatë pasojat janë të rënda dhe vlerësimi i tyre pritet të zgjasë. Autoritetet theksojnë se bashki të vogla si Delvina dhe Finiqi nuk kanë kapacitete financiare për të përballuar kompensimin e dëmeve të këtyre përmasave. Zjarret përfshinë rreth 60 kilometra territor në Finiq dhe Delvinë, duke shkatërruar banesa, bagëti, vreshta, ullishte, koshere bletësh, rezerva ushqimore për kafshët, rrjetin e ujësjellësit dhe furnizimin me energji elektrike. Banorë të zonës, edhe më të moshuarit, deklarojnë se nuk mbajnë mend ndonjë situatë të ngjashme më parë.