Mes flakëve të zjarrit që përfshinë rajonin e Patrës, këto pamje u bënë virale dhe prekën zemrat e mijëra njerëzve në Greqi dhe përtej saj. Një 33-vjeçar shqiptar, Olsien Muçobega, u kthye në simbol të humanizmit teksa transportonte një dele në krah me motorin e tij, duke e shpëtuar nga flakët. Por kjo nuk ishte e vetmja kafshë që ai shpëtoi atë ditë, shkruan media greke Protothema.gr. Bashkë me miqtë e tij, ai nxori nga zona e rrezikut qentë e lidhur, kafshë të frikësuara, të braktisura nga pronarët që kishin ikur me shpresën për të shpëtuar veten.