Dy orë e gjysmë pas mbylljes së kutive të votimit të dielën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nxorri rezultatet preliminare për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për 18 komuna. Fituese e këtij balotazhi del Lidhja Demokratike e Kosovës që fitoi pesë nga nëntë komunat që garonte me nëntë nëntor, duke përfshi edhe kryeqytetin.