Pas 5 netëve, ish-presidenti i Amerikës, Bill Clinton është liruar nga spitali ku po trajtohej për një infeksion. Krah për krah me gruan e tij, ish-kandidaten për presidente Hillary Clinton, ai përshëndeti kamerat teksa ecte ngadalë jashtë spitalit dhe më pas shtrëngoi duart me stafin e tij. Doktori i tij, Alpesh Amin, në një deklaratë u shpreh se “gripi dhe rruazat e bardha të gjakut të ish-presidenti janë në nivele normale dhe se ai do të rikthehet shëndoshë e mriz në Neë York për të mbaruar terapinë me antibiotikë.”