Një situatë problematike paraqitet në Lezhë për shkak të reshjeve të dendura të shiut që ranë gjatë natës së kaluar. Lumi Gjadër ka dalë nga shtrati duke vërshuar mbi zonat e banuara dhe duke përmbytur qindra hektarë tokë. Sikurse duket edhe në pamje, uji ka shkuar pranë banesave, duke bllokuar rreth 15 familje.