Top Channel/ Del korrupsioni në shërbimin ushtarak ukrainas, jep dorëheqjen prokurori i përgjithshëm
23/10/2024 20:05

Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, Andriy Kostin, ka dhënë dorëheqje mes hetimeve që gjetën se dhjetëra zyrtarë qeveritarë kishin shmangur shërbimin ushtarak, duke kërkuar që të marrin përfitime për aftësi të kufizuara. Mobilizimi është një çështje shumë e ndjeshme në Ukrainë, pasi numri i ushtarëve të këtij shteti është varfëruar, teksa lufta e nisur nga Rusia kundër Ukrainës po vazhdon që dy vjet e gjysmë. Kostin njoftoi për dorëheqjen e tij më 22 tetor përmes Telegramit, pas një takimi të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, ku mori pjesë presidenti Volodymyr Zelensky, i cili tha se Kostin “duhet të marrë përgjegjësi” për situatën e krijuar. “Mendoj se qëndrimi i presidentit Zelensky është absolutisht i drejtë… dhe po ashtu mendoj se është korrekte që të njoftoj për dorëheqjen time si prokuror i Përgjithshëm”, tha Kostin përmes Telegramit. Më herët gjatë këtij muaji, hetuesit gjetën se disa prokurorë publikë në rajonin perëndimor të Kmelintskit kishin marrë dokumente për të dëshmuar në mënyrë të rreme se kishin aftësi të kufizuara, në mënyrë që të merrnin përfitime nga shteti. Pak pas dorëheqjes së Kostinit, kryeministri Denis Shmyhal, njoftoi për shkarkimin e disa zyrtarëve të lartë që mbikëqyrin shërbimet, dhe zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë që koordinojnë aktivitetet me komisionet lokale.

Top Channel/ Trump paralajmëron Iranin: Merreni seriozisht planin e paqes që u dërgova, s’keni kohë
26/03 15:26
Top News – I dhuron një çifte Kim Jong Unit…Lukashenko në Penian, firmosin traktatin e ‘miqësisë’
26/03 15:06
Top News- Trump shpërthen sërish kundër NATO-s: Nuk kemi nevojë për të, por nuk do ta harrojmë kurrë
26/03 14:56
Top Channel/ “Hallka e fshehtë”? Kush është njeriu me të cilin SHBA synon komunikimin në Iran!
26/03 14:43
Top Channel/ Korrupsioni, Marta Kos mbron deklaratën e saj: Duhet ndryshuar mentaliteti!
26/03 14:42
Top News – Mbante anakonda, pitonë dhe boa në bodrum / Policia zbulon reptilët, mbaheshin ilegalisht
26/03 14:16
Top News – Përgjegjës për mbylljen e Hormuzit / Izraeli vret shefin e marinës iraniane, sulm ajror
26/03 13:36
Top News – Armët, nga Ukraina në Lindjen e Mesme / Pentagoni devijon dërgesat, lufta në Iran vazhdon
26/03 13:34
Top News – Dy të vrarë në Abu Dhabi / U goditën nga mbetjet e një raketë të rrëzuar iraniane
26/03 13:27
Top News – Putin çon armë vdekjeprurëse në Iran / Dërgesa të fshehta dronësh dhe inteligjencë
26/03 13:24
Top News – Kina sfidon SHBA, më afër Hënës / Gara për hapësirën, ‘sytë tani nga Marsi’
26/03 13:23
Top News – Jeta nën zjarr në Belgorodin e Rusisë / Alarm raketash! Kur lufta të vjen në shtëpi…
26/03 13:00
Top News – Avion luftarak ‘i bërë në vend’ / Prezantohet supersoniku F-39E Gripen në Brazil
26/03 13:00
Top Channel/ Kthehet bora në Ballkan: Fronti polar sjell gjysëm metri dëborë në Kroaci!
26/03 12:03
Top Channel/ META dhe Facebook humbin gjyqin me 20 vjecaren: Fajtor për krijim varësie!
26/03 11:49
Top Channel/ “Përgatituni për turbulenca”, BBC: Lufta e zgjatur në Iran do ndikojë te fluturimet!
26/03 11:48
Top News – Gjyqi i Maduros, ‘sukses i kufizuar’ / Testohen ligjet amerikane të narkoterrorizmit
26/03 11:36
Top News – Ukraina të heqë dorë nga Donbasi! SHBA vendos kushte për paqen, komfirmon Zelenski
26/03 11:23
Top Channel/ “Irani gënjen”, Trump: “Kanë frikë t`i pranojnë bisedimet se i vret populli i tyre”!
26/03 11:18
Top Channel/ Oqanet thyejnë rekordin e nxehtësise, OBM: Klima e Tokës, më e zhbalancuar se kurrë!
26/03 11:17