Në heshtje, por me dhimbje dhe zemërimin e me pyetjen që I mundon të gjithë: “Përse?”, familjarë dhe të afërm dërgojnë në banesën e fundit viktimat e aksidentit tragjik në Tempi të Greqisë.Trupat e pa jetë të 57 viktimave tashmë u janë dorëzuar familjarëve. Mes tyre janë edhe shtetasit me origjinë shqiptare, Ifigjenia Micka, Pavlin Bozo dhe Joanis Xhollas, ndërsa paraditen e së shtunës priten të përfundojnë edhe analizat e ADN-së për Klaudia Laton dhe Denis Ruçin.