Menjëherë pasi është kthyer nga vizita në Taxhikistan presidenti Bajram Begaj, ka pranuar ndryshimin e kabinetit qeveritar propozuar nga kryeministri Edi Rama në asamblenë socialiste. Zyra e shtypit në presidencë thotë se kreu shtetit dekretoi paraditen e kësaj të shtune shkarkimin e ministrave që largohen nga detyra dhe njëkohësisht emërimin në detyrë të ministrave të rinj.