Në një mbrëmje gala të organizuar prej ambasadores Luela Hajdaraga, ishin të ftuar personazhe të spikatur të emigracionit shqiptar në Greqi, që kanë promovuar vlerat e atdheut por edhe janë spikatur në jetën ekonomike, politike dhe atë publike në Greqi. Hajdaraga theksoi shkallën e lartë të intergrimit të emigrantëve Shqiptarë në Greqi, komunitet tashmë tërësisht i integuar dhe pjesëmarrës aktiv në jetën e vendit, vlerat e të cilit në forcimin e lidhjeve mes dy vendeve janë të gjithëpranueshme.