Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratës së Shoqatës së Gjyqtarëve për pagat. Në një lidhje direkte në rrjetet sociale, Rama shprehet se gjuha e përdorur nga Shoqata është e papranueshme dhe thotë se gjyqtarët e kanë pagën të barabartë me ata të Greqisë.