Top Channel/ Deklarata bombastike e Ramës në Prishtinë: Osmani u kërcënua nga prokurorët e Hagës
16/02/2026 19:32

Kryeministri Edi Rama, gjatë promovimit të librit “Kur heshtja flet” nga Prof. Dr. Ahmet Shala, akademik e ish-ambasador i Kosovës, deklaroi se Vjosa Osmani është kërcënuar sepse nuk ka lejuar që prokurorët të dhunonin zyrën e institucionit të Presidentit të Kosovës. Sipas kreut të qeverisë shqiptare, ‘prokurorët donin të dhunon zyrën e Presidentit se me demek do gjenin prova për krime kundër njerëzimit’. Ndër të tjera Rama tha se presidenti i Kosovës (Hashim Thaçi) është marrë peng. “Sipas kërkesës së prokurorisë së tribunalit në Hagë, këtyre të dënuarve do t’u shtohen edhe katër të tjerë në anën tjetër të barrikadës, ndërkohë që prokuroria nuk pati kapacitetin të provojë asgjë të ngjashme, pasi nuk ka në aktivitetin e katër udhëheqësve të UÇK-së. Nuk ka asnjë lidhje aktiviteti i tyre dhe UÇK-së me terrorin, pastrimin etnik, varre me njerëz të pafajshëm, shënjestrimin e fëmijëve dhe grave, apo me përdhunime, vrasje, mbytje njerëzish në lumë. Ata katër burra nuk u armatosën për të ndërtuar një politikë shfarosjeje, por kundër një politike shfarosjeje. Nuk u armatosën për të imponuar sundimin e tyre në një territor të huaj, por për të hequr qafe sundimin e të huajve në tokën e tyre. Faktikisht, ata vetë, me dorën e tyre, e votuan në Parlamentin e Kosovës një gjykatë që në letër është një gjykatë e Kosovës, jo për të vendosur në bankën e të akuzuarve Kosovën. Faktikisht, sot jemi në kushte kur ka marrë formë thuajse përfundimtare, pasi fjalën e fundit e ka gjykata, një plan shumë afatgjatë, i cili ka nisur me raportin famëkeq të Dick Marty-t për trafikim të organeve nga udhëheqja e UÇK-së. Ai plan është shtyrë përpara nga përfaqësuesit e Putinit në Këshillin e Evropës dhe është ngritur mbi një rezolutë, që për turpin e vet, Këshilli i Evropës nuk gjen kurajon ta rishikojë. Ai plan ka vazhduar dhe ka marrë jetë ditën që presidenti i Kosovës ishte nisur në SHBA. Qysh nga ai moment, presidenti i Kosovës është marrë peng. Edhe presidentja e Kosovës është kërcënuar; ju nuk e dini, pasi nuk është thënë asnjëherë. Presidentja e Kosovës është kërcënuar sepse nuk ka lejuar që prokurorët të dhunonin zyrën e institucionit të Presidentit të Kosovës se me demek do kërkonin edhe aty provat e krimeve kundër njerëzimit. Kërcënimi i Presidentes ka zgjatur dy vjet, por për nderin e saj dhe nderin e Kosovës, ajo e ka ndaluar një gjë të tillë.“, u shpreh Rama.

Top Channel/ Rama dëshmitar për dosjen ‘Partizani’? SPAK: E vendos GJKKO!
02/04 19:55
Top Channel/ “Janë të paudhë”! Rama kritika opozitës, zbulon planin për legalizimet: Gati kriteret e reja
02/04 19:53
Top Channel/ “Kapeni për zhelesh”! Plas sherri në Kuvend, tension dhe fyerje mes deputetëve
02/04 19:44
Top Channel/ Peleshi ironizon Topallin: S’ma merrte mendja që…
02/04 15:30
Top Channel/ “I hidhni benzinë zjarrit”, Kuashi: Kjo seancë nuk mund të vazhdojë më në…
02/04 15:22
Top Channel/ “Tallet me familjet e dëshmorëve të 2 Prillit”, Këlliçi- Ballës: Fyeu Vokshin me
02/04 15:22
Top Channel/ Interpelancë për “kullat”, Tabaku: Do shembet Pallati i Kongreseve
02/04 15:20
Top Channel/ Rama hedh poshtë zërat: Integrimi s’është ngadalësuar
02/04 15:19
Top Channel/ Berisha sulmon nga Shkodra: Dosja Balluku mbylli dyert e BE
02/04 15:14
Top Channel/ Parlamenti mbyllet me sherr, Flamur Noka bllokoi foltoren, Balla kërkoi…
02/04 15:13
Top Channel/ “A keni motra e gra”, Vokshi kërkon përjashtimin e Ballës
02/04 15:11
Top Channel/ “Fëmijët e mijë mos mi përënd në këtë sallë”, Vokshi debaton me Muzhaqi
02/04 15:11
Top Channel/ Alarmi amerikan “ndez” Kuvendin, deputetët përplaset për sigurinë në vend
02/04 15:10
Top Channel/ Opozita kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi: Nuk e marr unë vendimin
02/04 15:05
Top Channel/ “Tentuan t’i merrnin kartën”, Muzhaqi: Kjo është e turpshme
02/04 15:02
Top Channel/ “Ky vjen vetëm për të prishur seancën”, Balliu në seancë: Ju e keni për…
02/04 14:59
Top News – Interpelanca me Lamallarin. Përplasja për emërimin e drejtorit të ri të policisë
02/04 14:53
Top Channel/ “Nxirre përjashta”, Balla merr fjalën, opozita proteston në sallën e Kuvendit
02/04 14:53
Top Channel/ Strazimiri-Peleshit: Nëse ti nuk respekton listën, këtu do ketë vetëm sherr
02/04 14:52
Top Channel/ Tensione në Kuvend, Peleshi përplaset me opozitën: S’jemi në kafene këtu
02/04 14:51