Një peshkarexhe është fundosur në ujërat e detit Jon këtë të martë. Peshkarexha “Bashkimi” me tre persona në bord ka pësuar defekt. tubat e shkarkimit janë carë dhe për pasojë pjesa e motorit ka marrë ujë. Tre peshkataret që kanë qënë në bord e kanë pasur të pamundur që heqin ujin I cili bëri që anija të mbytet. Ndërkohë kapiteni Flori Mezani ka dhënë njoftimin SOS dhe në ndihmë u ka ardhur Roja Bregdetare si dhe policia Kufitare, të cilët kanë bërë të mundur shpëtimin e tre peshkatarwve.