1 Marsi shënon ardhjen zyrtarisht të stinës së pranverës, por kjo ditë e gjen malin e Dajtit në Tiranë të mbuluar nga bora, ndërsa temperaturat e ajrit të ulëta. Megjithëse është e martë, ne e kemi marrë pushim nga puna, për të argëtuar fëmijët në dëborë. Shkuam deri në Qafë-Priskë. Deri aty kishte borë, që po shkrinte me shpejtësi. Rruga ishte e lirë, pa qenë nevoja për zinxhirë.