Me 76 vota pro, 41 kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi miratoi pas dy ditësh debatesh projektbuxhetin 2023. Ky është buxheti i shpopullimit të Shqipërisë. Kështu e kanë cilësuar deputetët e opozitës buxhetin 2023 në seancën maratonë në Parlament ku nuk munguan akuza e kundërakuza.