Në Parlament është diskutuar akti normativ që ndryshoi buxhetin ku u shtua financimi për ndërtimin e Portit të ri të Durrësit në Porto Romano, ku në total gjatë këtij viti u akorduan 11 miliardë lek. Opozita kritikoi qeverinë për përdorimin e fondeve buxhetore për këtë projekt, pasi kishte premtuar financim nga investitorët privatë. Zv.kryeministrja dhe njëherazi ministrja e Infrastrukturës shpjegoi se po goditet padrejtësisht një aset kombëtar dhe rajonal, si edhe një bazë e NATO-s