Tregu i importit të miellit është nën monitorim dhe vendimi final do të merret në shtator të këtij viti. Kështu deklaroi kreu i Autoritetit të Konkurrencës Denar Biba në seancën dëgjimore në komisionin e Ekonomisë të thirrur nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, me arsyetimin se kompanitë rritën çmimin e miellit në mënyrë të koordinuar.