Top Channel/ Debate për “barazinë gjinore”! Përplasja në Kuvend nga grupet e interesit
28/10/2025 19:45

Jo vetëm në opinionin publik, por edhe në Kuvend, projektligji i barazisë gjinore që sjell konceptin e ri të gjithë përfshirjes përtej konceptit binar burrë-grua vazhdon të shkaktojë debat. Në mbledhjen e komisionit të informimit ishin të ftuar grupet e interesit që kundërshtojnë draftin si dhe ata që e mbështesin, teksa u përballën me pyetjet e komentet nga deputetët. “Ajo që kundërshtojmë është gjithëpërfshirja. Në 27 vende të bashkimit europian vetëm 5 janë jashtë konceptit binar. Pse duhet të jemi pjesë e tyre? Me gjithë problemet që rrjedhin… Ky projektligj nuk ka si të ndryshojë biologjinë. Hiqni përkatësinë e shumëfishtë”, tha Kaon Serjani. “Përkufizimi është i qartë njeh vetëm burrë dhe grua. E shumëfishtë lidhet me llojin e diskriminimit: rome, e margjinalizuar…”, u shpreh Ardit Bido. “Ne në traditë, në fe, si natyrë njohim dy gjini, mashkull femër. Ju ftoj ti thërrisni arsyes. Se ky projektligj do prek fëmijët tanë”, tha Akil Pano. Në mbrojtje të dokumentit të hartuar nga Ministria e Shëndetësisë ishte edhe avokatja e popullit, që e cilësoi një hap para mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Eranda Balanca tha: “Keqinterpretimi i një koncepti shkakton një nxjerrje nga konteksti. Nuk kemi pse të frikësohemi për përkrahjen e grupeve të përjashtuara”. Projektligji është ende në proces diskutimi në parim në komisionet parlamentare, ku mazhoranca shfaq bindjen për votimin në parim të projektligjit të barazisë gjinore, teksa opozita nuk bie dakord me qasjen e përmirësimit dhe kërkon lënien në fuqi të ligjit ekzistues pa ndryshime.

Top Channel/ Qeveria, 114 projekte deri më 2030, miratohen 7.38 miliardë euro investime
23/03 23:01
Top News – ‘Roli i Parlamentit është zero’. Berisha sërish me tone të ashpra para Kryeministrisë
23/03 22:00
Top Channel/ Moti i keq godet luginën e Vjosës, preket sektori i bujqësisë, dëmtohen…
23/03 21:15
Top News- Breshëri zbardh luginën e Vjosës, stuhia e madhe shkakton dëme në bujqësi
23/03 20:20
Top Channel/ Një ditë pas protestës, Berisha mbledh foltoren: Nuk marrim pushtetin me dhunë…
23/03 19:52
Top Channel/ Çmimi i naftës, hyn në fuqi bordi për të vendosur “tavan” për karburantet
23/03 19:48
Top Channel/ Një ditë pas protestës, Berisha: Ta vazhdojmë këtë betejë deri në fitore
23/03 19:31
Top Channel/ Kryedemokrati në foltore: Fati i Shqipërisë është në duart tuaja, kjo rrugë nuk…
23/03 19:30
Top Channel/ Berisha para Kryeministrisë: Për ne rruga e vetme është të jemi të vendosur
23/03 19:30
Top Channel/ Berisha para Kryeministrisë: Revolta dhe protestat janë rruga e vetme për të…
23/03 19:29
Top Channel/ Foltorja e të hënës, qytetarët: Kam frik të flas kundër Ramës se mund të më…
23/03 18:51
Top Channel/ Foltorja e të hënës, qytetarët: Kjo qeveri ka dështuar me të…
23/03 18:51
Top Channel/ Foltorja e të hënës, deputeti i PD-së: Ne nuk kemi luksin, por ti japim…
23/03 18:47
Top News – Krimi me tre viktima në Podujevë. Ndërron jetë edhe autorja e vrasjes së dyfishtë
23/03 16:16
Top News – Hetimet në dosjen e Ballukut. GJKKO autorizon SPAK për të zbërthyer telefonat
23/03 15:25
Top Channel/ Ish-gjyqtarët kërkojnë rikthim, shkarkimet e Vettingut vihen në dyshim
23/03 15:16
Top Channel/ 15 arrestime për molotovët, Avokati i Popullit: Mungesë protokollesh për gazin
23/03 15:15
Top Channel/ Rejsi Farma nën hetim për abuzim, faturime të dyfishta në Berat e spitale të tjera
23/03 15:11
Top News – ‘Përligjen të gjitha mjetet’. Berisha i përgjigjet Ambasadës Gjermane: Jemi paqësorë!
23/03 14:48
Top News – Çmimi ‘fluturoi’ brenda pak ditëve. Dyshimet për abuzim në tregun e plehërave kimikë
23/03 14:39
DIGITALB DIGITALB