Heqja e taksës së importit për hirrën dhe kremin e qumështit sollën debate në Komisionin e Ekonomisë. Ashtu siç edhe Top Channel ka vrojtuar,deputetët ngritën shqetësimin se këto lëndë të para nuk do përdoren për biskota, brioshë apo ëmbëlsira, por për të prodhuar bulmet.