Top Channel/ Debat për kryepolicin e Shkodrës ! Bardhi: Sulajn e emëroi krimi. Përgjigjet ministri
12/09/2024 19:15

Bisedat që dolën nga zbërthimi i aplikacionit SKY ECC, kreu i grupit parlamentar demokrat, tentoi t’i përdorte për të sulmuar nga foltorja e kuvendit drejtorin e policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj. “Unë po të pyes si ta quajnë drejtorin e policisë së Shkodrës, e di emrin? Ta them unë kush ta ka emëruar. Kodi pin i Sky ECC, DGLXJM: O vëlla ka llafe për atë mikun tënd ministër të Brendshëm. Di gjë ti? Përgjigjet kodi sky 7142D9: Po por kam frikë se nuk e bën. Ndërhyn prapë kodi DGLXJM: Mua Mondi më duhet një dimër aty vëlla.” Por Gazmend Bardhi nuk ishte i kujdesshëm për të verifikuar kohën kur u zbuluan komunikimet me vitin e emërimit të Edmond Sulajt në krye të policisë së qytetit verior, gjë që ja vuri në dukje ministri i brendshëm. “Edmond Sulaj është me gradën drejtues i parë dhe aktualisht mban postin e drejtorit të Policisë në Shkodër. Në vijimësi të karrierës time profesionale në vitet 2009 dhe 2011 kam pasur nderin të punoj me drejtuesin e parë Edmond Sulaj, i cili aktualisht mbulon detyrën e drejtorit të Policisë Shkodër dhe është një nga oficerët në karrierë, i cili ka treguar aftësi dhe integritet gjatë gjithë karrierës së tij. Ndërkohë që në SKY ECC paraqitet një bisedë që i përket vitit 2021 më lejoni t’ju shpjegoj se Edmond Sulaj ka marrë detyrën e drejtorit të Policisë së qarkut në vitin 2023” Akuzave ju pergjigj edhe vetë kryepolici i Shkodrës, përmes një reagimi në rrjetin social facebook, ku paralajmëroi padi ndaj Gazmend Bardhit. “Unë ndiej përgjegjësinë morale dhe profesionale të sqaroj opinion publik se këto deklarata të bëra sot, janë shpifje, të pabazuara dhe synojnë që të cenojnë figurën time në këtë proces të rëndësishëm të hapjes së konkurseve për pozicionet drejtuese në Policinë e Shtetit. Sqarohet qartësisht se emërimi im, është kryer rreth 3 vite më vonë se periudha kohore së cilës i referohet deklaruesi. Do të procedoj me hapat ligjorë që parashikon ligji në fuqi, përfshirë edhe depozitimin e një kallëzimi penal.” Ndërsa kryeministri Edi Rama nuk u ndal konkretisht në cëhstjen që ngriti gazmend bardhi në kuvend, por u përgjigj me një mesazh të personalizuar në adresë të tij. Do duroj deri këtu SPAK të nxjerrë të vërteten dhe pastaj do kemi dhe një ballafaqim tjetër bashkë, jo unë me ty kështu, se ti je kokën lartë me gojë hapur dhe unë s’ta hedh dot në gojë atë që merr ti nga atje lart, por do ta kemi dhe një ballafaqim tjetër, dakord? Ju përshëndes edhe kokën lart, gojën hapur, ekspertizën brenda, rrotulloheni në gojë, hajde pështyjeni këtu dhe pështymën që do merrni nga shqiptarët vitin e ardhshëm do ta keni më keq se në ’97-ën!

Top News – ‘Nderuat 22 Marsin’. Berisha falenderon protestuesit, një mesazh për Ramën
22/03 21:53
Top Channel/Rama “blindon” Tiranën, ministrat dhe deputetët që do mbulojnë 14 njësitë e kryeqytetit
22/03 19:53
Top Channel/ Berisha mbërrin sportiv në selinë blu, qytetarët me bluza të stampuara me foton e tij
22/03 18:18
Top Channel/ “Nuk tentoj më të të puth”, Mateo flet me Brikenën, banorja: Nuk jam 100% e sigurt
22/03 18:06
Top News – Balluku mbetet te Kombinati. Pas qarqeve, PS ndan drejtuesit e njësive në Tiranë
22/03 17:38
Top News – Berisha uron Sullan Novruzin: Gëzuar dhe…dilni në protestë
22/03 16:51
Top News- Rama kusht kryebashkiakëve për rikandidimin, ndan detyrat për deputetët
21/03 16:50
Top News- Rama ‘rithemelon’ Rilindjen, ndryshon drejtuesit e qarqeve/ Vendos emra të rinj
21/03 16:45
Top Channel/ Berisha: Taksat e naftës përgjysmë! Kreu i PD: Protestën e opozitës…
21/03 15:12
Top Channel/ Rama ndryshime në qarqe!Balluku drejtuese politike në Fier, Balla-Manastirliu në Tiranë
21/03 15:12
Top Channel/ PS ndryshon drejtuesit e qarqeve! Balla në Tiranë, Karakaçi në Shkodër, Balluku në Fier
21/03 15:10
Top Channel/ Rama: Ulim akcizën e naftës. Nëse çmimi i karburanteve shkon mbi…
21/03 15:04
Top Channel/ Rama mbledh Asamblenë e PS-së: S’ka mërgatë qyqesh në Berlin e Bruksel që na ndal
21/03 14:26
Top News- Përfundon mbledhja e asamblesë së PS, sekretari i përgjithshëm Blendi Klosi ndan detajet
21/03 14:25
Top News – Rama: Mesazh kryebashkiakëve: S’ka rikandidim pa paketën e maleve
21/03 14:19
Top News- PD mobilizon strukturat për protestën: Rezistenca nuk ndalet deri në largimin e Ramës
21/03 14:16
Top News- “2 shoqe e 2 shokë”, Klosi ndan detyrat për socialistët, PS ndez motorët për vendoret
21/03 13:13
Top News- PS kthen emigracionin në avantazh, Klosi: Mbi 60% e Diasporës na mbështet
21/03 13:12
Top News- Klosi: Në 80% të territorit jemi forcë fitues, fitore e rrënjosur
21/03 13:12
Top News- Kush është ‘rezervuari’ i votës në PS, Klosi tregon qarqet ku PS është më e fortë
21/03 13:12
DIGITALB DIGITALB