Mbledhja jashtë radhe e Këshillit Bashkiak të Durrësit u shoqërua me debate mes opozitës dhe shumicës. Opozita kundërshtoi mungesën e kryetares Emiriana Sako dhe reagoi ndaj futjes në moment të fundit të një pike shtesë për ndryshimin e vlerës së shpronësimit për disa njësi tregtare, të prekura nga projekti i rijetëzimit të zonës arkeologjike pranë Amfiteatrit Antik.