Top Channel/ Debat në RMV për burgosjen e Metës, zv.kryeministri: Po mbahet në qeli pa asnjë dosje
27/03/2026 19:24

Qëndrimi në paraburgim i ish-Presidentit, Ilir Meta është bërë çështje edhe në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut. Zv.kryeministri dhe ministri i Infrastrukturës, Alexandar Nikolovski, ka mbajtur një fjalim gjatë një seance plenare ku ka kritikuar opozitën e vendit të tij për afrimin me kryeministrin Rama, të cilin e ka quajtur pasardhës të diktatorit Enver Hoxha. “Shkuam në UNESCO, ja këtu janë kolegët, ata thonë spiunët kryesor nga shtëpia u vijnë, nga brenda, ju vjen. Po e spiunoni shtetin. Por, për Pogradecin nuk spiunoni, sepse nuk keni forcë të spiunoni për atje, të kundërshtoni Edi Ramën dhe të tregoni çfarë po bëjnë ata në atë anë. Dhe, shkoni te Enver Hoxha, i përuleni atij, i cili është paraardhësi i Partisë Socialiste që tani po e udhëheq Edi Rama. Ai qe eshte ultra demokratik, apo? Paraardhësin me forcë e dërgoi në burg. Po, po, kryetari i mëparshëm i Partisë Socialiste, kryeministër, kryetar i Kuvendit, ministër i Punëve të Jashtme dhe president i shtetit, së pari e rrahu dhe pastaj e la në paraburgim. Nuk ka dosje, por dy vjet po e mban në paraburgim. Një personi të tillë i përuleni dhe i njëjti është miku juaj. Kështu që, populizmi gjithmonë i godet qytetarët në kokë. Dhe, do të jem i drejtpërdrejt, arsyeja pse në zonat urbane të Shkupit, në Ohër dhe këtu përreth- dhe këtu e përfundoj, çmimi i katrorit të banesave është kjo, është partia politike “E Majta” dhe hysteria që ka krijuar urbanizmi”, vijoi më tej zv.kryeministri Nikolovski. Kreu i lartë i shtetit në Maqedoninë e Veriut, po ashtu akuzohet se ka ndërtuar një vilë pa leje në Liqenin e Ohrit, zonë e mbrojtur nga UNESCO. Nikolovski, i cili është një prej figurave më të rëndësishme të VMRO-DPMNE, partia e ish-kryeministrit Nikola Gruevski, është gjithashtu një njeri i afërt i ish-Presidentit Meta, por edhe një aleat besnik i kryeministrit hungarez, Viktor Orban. Gjatë fjalimit të mbajtur në Parlament, Nikolovski tha se Ilir Meta po qëndron në paraburgim, megjithëse ndaj tij nuk ka asnjë dosje. Ish-Presidenti Ilir Meta ka marrë disa herë mesazhe mbështetje nga funksionarë të lartë të VMRO-DPMNE-së dhe në zgjedhjet e fundit parlamentare në Maqedoninë e Veriut ka bërë thirrje për të votuar partinë e ish-kryeministrit Gruevski.

Top Channel/ Berisha gjatë konferencës: Ju garantoj, këto janë vetëm hapat e parë për…
27/03 20:23
Top Channel/ Berisha: Nuk ka një vend të dytë më të vjedhur dhe më keq të qeverisur se Shqipëria
27/03 20:23
Top Channel/ Dhëmbët dhe sëmundjet te fëmijët, mjekët: Biberoni shkakton karies
27/03 19:57
Top Channel/ Dhuna në familje në rritje, 490 raste në 3 muaj, gratë shpesh heshtin
27/03 19:52
Top Channel/ “Kërcënojnë” importuesit: Nuk do marrim më naftë! Çmimet e Bordit, nën kosto
27/03 19:37
Top Channel/ Debat në RMV për burgosjen e Metës, zv.kryeministri: Po mbahet në qeli pa asnjë dosje
27/03 19:24
Top Channel/ Bardh Spahia në konferencë: Nuk duhet ofruara lëmosh pensionisteve por duhet…
27/03 19:18
Top Channel/ Ines Nurja në konferencë: Po largohet rinia, dhe kjo është një problem shumë i madh
27/03 18:59
Top Channel/ Drejtuesja e departamentit të statistikës në PD: Varfëria është ulur këmbe kryq te…
27/03 18:59
Top Channel/ Kryedemokrati: Për Ramën nuk ekzistojnë pensionistët në Shqipëri, por…
27/03 18:52
Top Channel/ Berisha: Shqipëria është vendi në Europë ku euro ka pësuar zhvlerësim
27/03 18:41
Top Channel/ “Pamundësi e mjekimit” Kryedemokrati: Shqiptarët varfërohen çdo ditë e më shumë
27/03 18:39
Top Channel/ Berisha në konferencë: Çmimet në këtë vend janë 10–20% më të larta se në vendet e…
27/03 18:38
Top News- Frika e përhapjes së tensioneve/ Bullgaria dyfishon shpenzimet për mbrojtje
27/03 18:28
Top News – Deputetët, 2 mln euro dieta. Kuvendi, miliona edhe për zyrat e shkarkimet e padrejta
27/03 16:48
Top News – Emigrantët, 1.1 mld euro në Shqipëri. Remitancat kapën nivele rekord vitin e kaluar
27/03 16:43
Top News – Saraiva u pagua 1 mln paund. Porositësit ofrojnë 500 mijë euro për vrasjen e vrasësit
27/03 15:38
Top Channel/ BE miraton ligjin “Gjadri”! Pranohet krijimi i qendrave për emigrantët e paligjshëm
27/03 15:17
Top Channel/ Avokatët hapin dosja CEZ-DIA: Përfshirja e Metës, skenar! (Paralajmërojnë të reja)
27/03 15:15
Top Channel/ Fasonët kërkojnë ndihmë, 8 masa për sektorin, ulje e TAP dhe mbështetje financiare
27/03 15:09