Shqipëria sot ka një standard të ri në arenën ndërkombëtare dhe këtë e tregojnë dy kualifikimet e saj në dekadën e fundit në kampionatin europian. Ish-trajneri i kuqezinjve, Xhani De Biazi, i cili ndodhet në Dortmund për të parë nga stadiumi duelin me Italinë, thotë për “Top Channel” se do të jetë një ndeshje e vështirë për Italinë sot.