Në ditën më të rëndësishme të tyren, dy të rinj nga Librazhdi kanë zgjedhur ta bëjnë të paharrueshme ceremoninë e kurorëzimit. Kur të gjithë dasmorët prisnin që nusja të vinte me makinë luksoze, siç ndodh zakonisht në dasmat shqiptare, çifti u shfaq me helikopter. Kjo surprizë emocionuese befasoi të pranishmit. Teksa zbritën nga helikopteri, dhëndri, Sokol Bici, mbante në krahë vajzën e tyre të vogël, ku të veshur ishin veshur me të bardha. Ata u pritën me duartrokitje dhe përqafime të ngrohta, ndërsa më pas filloi festa. Siç e do tradita, në dasmë nuk munguan këngëtarët shqiptarë, tupanët apo edhe veshjet popullore.