Top Channel/ Dasma ‘500 mijë €’ e Genar Topalli që ndezi rrjetin! Shpërthen ish-partnerja Eva Murati
16/09/2025 21:25

Djali i ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, Genar Topalli dhe moderatorja Cindy Marina kurorëzuan dashurinë në një ceremoni përrallore në Romë. Çifti i thanë “PO” njëri-tjetrit edhe në Kishës këtë 13 shtator, ndërsa morën edhe bekimin e Papës. “Sot nis një kapitull i ri i jetës sonë, një rrugëtim i përbashkët i ndërtuar mbi dashuri, besim dhe përkushtim”, shkruan përmes një postimi në “Facebook” Topalli, teksa falenderon familjen dhe miqtë që ishin pjesë e ditës më të lumtur të tyre. Sot, në Romë, zemra jonë rreh më fort se kurrë. Është një ditë e mbushur me emocione të pafundme, lumturi dhe shume dashuri. Në këtë ditë të shenjtë, unë dhe Cindy kurorëzojmë dashurinë tonë, duke marrë edhe bekimin e Papës, një bekim që e shndërron këtë çast në një kujtim të përjetshëm. Sot nis një kapitull i ri i jetës sonë, një rrugëtim i përbashkët i ndërtuar mbi dashuri, besim dhe përkushtim. Me Cindyn pranë meje, ndihem njeriu më me fat në botë, sepse kam gjetur shpirtin tim binjak, shoqen time më të mirë dhe dashurinë e jetës sime. Faleminderit familjes, miqve dhe të gjithë atyre që janë pjesë e këtij momenti të paharrueshëm. Sot në Romë, nën qiellin e hapur, dashuria jonë merr formën më të bukur të saj: përjetësinë. Dasma madhështore e prezantueses Cindy Marina me Genar Topallin, djalin e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, ka marrë vëmendjen e shumë komentuesve në rrjetet sociale. Por ndër të tjera vëmendjen e mori edhe moderatorja sportive Eva Murati, ish-partnerja e Genar Topallit, e cila u përfshi në një debat të zjarrtë pas një videoje të saj që u bë virale në TikTok. Ndjekësit komentuan duke aluduar për xhelozi, madje njëri sugjeroi se Murati do të kishte dashur një dasmë të tillë luksoze. Moderatorja reagoi pa dorashka, duke lëshuar një deklaratë të fortë: Nuk dua që miliona shqiptarë të më dëshirojnë vdekjen sepse po mburrem me para që mund të jenë të vjedhura nga fondet publike. E di që më ndjek çdo ditë, por ta bësh këtë një ditë pas dasmës tënde është më shumë se patetike. Menjëherë pas kësaj, ka ardhur një deklaratë tjetër e Eva Muratit, ekskluzivisht për “Live From Tirana”. Në mesazhin e saj drejtuar moderatorit Ronaldo Sharka, Eva shkruan: “Besoj se shumë njerëzve iu ka ardhur si bombë pasi nuk është në natyrën time të shkruaj kështu apo të merrem me deklarata të tilla. Më vjen keq për gjithë këtë sepse rashë totalisht në kurth. Ishte një përgjigje e kthyer pas provokimeve të njëpasnjëshme në anglisht nga e njëjta adresë dhe për t’ia mbyllur gojën u krijua kjo situatë e pakëndshme. E them me bindje kurth, sepse gazetat e morën në mënyrë të njëpasnjëshme komentin gjë që nuk kishte ndodhur më parë. Fatkeqësisht dhe padashur, u bëra pjesë e një telenovele që realisht nuk dua të jem pjesë. Jetë të lumtur për të gjithë!” Dasma e djalit të Jozefina Topallit nuk ka mbetur pa u komentuar edhe nga një ndër militantët më të mëdhenj të demokratëve, Ilir Vrenozi. Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale ai me ironi thotë se Topalli mund t’i ketë kursyer 500 mijë euro për të birin, por momenti kur e ka bërë dasmën nuk është ai i përshtatshmi.

Top Channel/ “Pse më akuzon që kam ndjenja për ty”/ Selin përplaset me Mirin: Nuk e besoja, por…
09/03 22:41
Top News – Sulmohet me armë shtëpia e Rihanna-s. Këngëtarja ndodhej në banesë, autorja një grua
09/03 09:51
Top News – Dasmë në “BBVA”, martohen Gimbo dhe Selin, Rogerti rrëzon tortën.
06/03 09:39
Top News – Ndodhi! Selin dhe Gimbo shkëmbejnë puthjen e parë
05/03 09:47
Top Channel/ Kjo nuk pritej! Rogerti bënë deklaratën e papritur: Miri dhe Selin…
04/03 22:02
Top Channel/ “Prapë me akuza ti, nuk zë mend”, vazhdojnë debatet e ashpra mes Rogertit dhe Selin
04/03 19:13
Top Channel/ Babai i Selin bën reagimin e papritur, çfarë shkruhej në dron: Gimbo dhe Greta…
27/02 22:31
Top Channel/ “A ndjen dhe ti të njëjtën gjë për mua??” Selin dhe Gimbo darkë romantike, çfarë ndodhi
27/02 22:29
Top Channel/ “E ke figurën atërore të dështuar”, Rogerti përplaset me Selinën dhe Arditin: Ejani…
27/02 21:39
Top Channel/ Miri bën deklaratën e fortë në Big Brother: Mos ndoshta Selin ka ndjenja për mua?
26/02 22:28
Top Channel/ Zarf i zi në shtëpi, anulohet televotimi aktual, çfarë do të ndodhë…
26/02 22:27
Top Channel/ “Shih punët e tua”, Stenaldo debaton me Mirin: Je shoqëria e incestit, turp të të vijë
25/02 15:35
Top Channel/ “Je i pasigurt”, Selin dhe Gimbo ende të dyjëzuar: Në krevat me Mirin…
24/02 15:46
Top Channel/ Nuk flet me vëllanë, Rogerti: U prishëm për prona, s’më interesonte nëse kishte vdekur
23/02 21:43
Top News – Shuhet aktori i ‘Grey’s Anatomy’ / Ndahet nga jeta Eric Dane në moshën 53 vjeçare
20/02 11:52
Top News – Zarf i zi në shtëpi/ Kristi Lamaj përjashtohet nga gara e “BBVA 5”
20/02 10:41
Top Channel/ Kristi Lamaj përjashtohet përfundimisht nga Big Brother me zarf të zi, çfarë ndodhi
20/02 10:01
Top Channel/ Mateo debaton ashpër me Mirin: I fëlliqur, po bën çdo gjë për mbijetesë
19/02 19:37
Top Channel/ “O Zot ma ruaj djalin”,Rogerti shpërthen në lot pas debatit me Selin: Kërkoj falje për…
18/02 22:45
Top Channel/ “Njeri i pisët dhe i fëlliqur”, Mateo debaton me Rogertin: A je budalla apo bën vetë
18/02 20:45
DIGITALB DIGITALB