Komuniteti arsimor i periferive jugore të Atikës është në trazuar për shkak të makthit që përjetoi një filologe nga profesori të Kimisë, me të cilin ajo kishte një aferë dashurie. Pasi ajo i kërkoi t’i jepnin fund lidhjes, ai nuk e priti mirë dhe nisi ta shantazhonte. Sipas mediave greke profesori i dërgoi foto nudo të djalit të saj, duke i thënë ‘a je krenar për nënën që ke?”. Ish-partneri i filologes u dënua nga Gjykata e Apelit të Athinës me 2.5 vjet burg për shpifje të përsëritur dhe shkelje të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale.