Top Channel/ DASH të njëjtin qëndrim si BE-ja:Nuk mund të barazohet vrasja e policit me të sulmuesve
28/09/2023 22:33

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë fuqishëm sulmet e koordinuara dhe të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mathew Miller, deklaroi për Radio Europa e Lirë se kundërshtojnë përpjekjet që të barazohet vrasja e rreshterit të Kosovës me sulmuesit që ishin të përfshirë në vrasjen e tij që ndodhi në Banjskë të Zveçanit. “Ne kemi qenë shumë të qartë: SHBA-ja dënon fuqishëm sulmet e koordinuara dhe të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator. Gjithashtu kundërshtojmë përpjekjet për të barazuar vdekjen tragjike të rreshterit të Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku me vdekjen e individëve që ishin të përfshirë në vrasjen e një polici. Përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë përmes një procesi hetimor transparent që po zhvillohet”, deklaroi Miller. Një qëndrim të ashpër ka mbajtur edhe Bashkimi Europian, i cili ka kritikuar Serbinë për shpalljen e ditës së zisë për sulmuesit e vrarë në veri të Kosovës, teksa ka theksuar se nuk mund të barazohen viktimat e terrorizmit me terroristët. Zëdhënësi Peter Stano, gjatë konferencës për gazetarët në Bruksel, u shpreh se zyrat e BE-së në Prishtinë ulën flamurin në gjysmështizë gjatë së hënës, pasi u shpall ditë zie për policin e vrarë në sulm, por të njëjtin veprim nuk e kanë bërë me Serbinë, që po ashtu shpalli ditë zie për serbët e vrarë. Pamjet: AFP

Top News- Kina persekuton gjeneralët e lartë, reprezalje ushtri, bie dhe figura e fundit
24/01 20:00
Top News- “Trump po hakmerret ndaj emigrantëve”, prokurori i Minesotës: Nuk do tolerojmë krimet
24/01 19:00
Top News- “Më të gatshëm se kurrë”, Garda Revolucionare iraniane gati për luftë me SHBA
24/01 18:43
Top News- Ukraina e Rusia diskutojnë paqen, Zelensky në ankth, Putin do Donbasin
24/01 16:29
Top News- Pas Venzeulës e ka radhën Kuba. Politico zbulon ‘planin’ e Trump, do rrëzojë regjimin
24/01 16:15
Top Channel/ U legalizua 2 vjet më parë, kanabisi në Gjermani: Janë shtuar psikozat tek të rinjtë!
24/01 14:58
Top Channel/ Brexit, Londra “ndërron mendje”? “Më mirë me BE-në, se me SHBA-në”!
24/01 14:54
Top Channel/ Në Abu Dabi bisedime trepalëshe, Rusia sulmon Ukrainën: “Putini cinik, sulmi barbar”!
24/01 14:38
Top Channel/ Gork zhvesh, Musk hesht! Chatboti shpërndan imazhe të seksualizuara të personave realë
24/01 12:29
Top Channel/ Robotë për çdo shtëpi/ Elon Musk premton humanoidë në treg që vitin e ardhshëm
24/01 12:29
Top Channel/ SHBA, alarm nga stuhia: “Kërcënuese për jetën, kalohet në hipotermi”!
24/01 12:05
Top Channel/ “Bojkotoni produktet amerikane”, boom aplikacionesh në Danimarkë!
24/01 11:54
Top Channel/ Franca, gati të hapë “ombrellën e saj bërthamore”: Autonomi strategjike nga Europa!
24/01 11:22
Top Channel/SHBA, prezantohet Strategjia e re e Mbrojtjes: Ndryshojnë priotetet, në qendër “Atdheu”!
24/01 11:21
Top News – Dronë e raketa bien mbi Ukrainë, natë ankthi në Kiev nga bombardimet
24/01 11:13
Top News – Stuhia më e madhe e acarit godet SHBA-në, temperature ekstreme, akull e borë
24/01 11:03
Top News – Protestë në temperature -23 gradë/ Minesota kërkon largimin e agjentëve të emigrancionit
24/01 10:56
Top News – Peshkaqenët gjueti në plazhe, Australia në alarm, vdes i mituri
24/01 10:50
Top Channel/ Territori mban “peng” armëpushimin! Ç’ndodhi në bsedimet në Abu Dhabi
23/01 23:30
Top News- SHBA-ja nis luftanijet drejt Iranit, orë të numëruara për Teheranin
23/01 22:43
DIGITALB DIGITALB