Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi se vlerëson partneritetin e vazhdueshëm të Serbisë "në luftimin e agresionit të Rusisë në Europë dhe në ndihmën humanitare për popullin ukrainas”. Në një përgjigje për REL, DASH-i thekson se bashkëpunimi i Shteteve të Bashkuara me udhëheqësit serbë është i fokusuar në "forcimin e partneritetit strategjik mes dy shteteve tona, teksa Serbia ndërton të ardhme të sigurtë dhe të begatë në Europë që është e paprekshme nga shantazhi politik dhe ekonomik i Rusisë".