Disa persona janë përfshirë në një sherr mbrëmjen e djeshme në Tiranë që ka degraduar deri në përdorimin e armës. Ngjarja ka ndodhur brenda një restoranti në rrugën “Sami Frashëri”, ku mes 7 personave që ishin të ulur bashkë në një tavolinë, dy prej tyre janë konfliktuar me fjalë dhe më pas kanë goditur njëri-tjetrin. Për motive ende të paqarta, ata janë ofenduar dhe përplasur fizikisht, duke përdorur edhe karrige, ndërsa njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar.