Hysni Sula, shqiptari nga Kosova, që pas 30 vitesh vendosi të lërë SHBA-në dhe ndërtimin, për t’u kthyer në fermer në Nenshat të Lezhës, këtu ku ka mbjellë 100 hektarë tokë me arra kaliforniane. “Daja i arrave” sikurse njihet ndryshe në zonë, na tregon se veç investimit në këtë fshat, e lidh dhe e mban fort dashamirësia dhe respekti që ka marrë nga njerëzit e kësaj zone duke bërë që edhe ditët e pleqërisë ti kalojë në Lezhë.