Kryetari i parlamentit të Serbisë, Ivica Dacic reagoi ndaj një vendimi të Kuvendit të Kosovës që atje të mos shërbehen produkte serbe, duke thënë se kjo gjë nuk e befason. Por ai menjëherë kaloi në sulm. “Ata duhet të ndërrojnë emrin një herë”, tha Dacic”, sepse Kosovë është fjalë serbe edhe sipas uebsajt të CIA”, është shprehur ai. Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, iu drejtua më herët kryeparlamentarit Glauk Konjufca duke i kërkuar të mos shërbehen produkte serbe në bufenë e parlamentit.