Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi sqaron motivet për masat shtesë të sigurisë, të marra nga qeveria shqiptare, javën e kaluar për ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca. I pyetur nga Top Channel teksa hynte në Kuvend, ministri la të kuptohej se nuk ka një rrezik të shtuar për diplomatin e lartë të BE-së, në Tiranë. Por ky është vendim që reflekton ndryshimet në ligjin e Gardës për ruajtjen e personaliteteve, përfshirë edhe diplomatët e huaj.