Protestuesit i vendosën ultimatum 72 orë për dorëheqje e tij, por ministri i Brendshëm la të kuptohet se nuk po e vlerëson një opsion të tillë. Në reagimin e tij të parë pas tragjedisë së Himarës ministri Cuci, është i bindur se ka marrë masat e duhura në radhët e policisë për vrasjen e 7-vjecares Jonada Avida.