Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi në një dalje për mediat u ndal te reforma zgjedhore. Ai tha para gazetarëve se po gjendet një formulë për llogaritjen e mandatit të deputetit. Po ashtu ai u ndal dhe te amnistia penale, i cili tha se kjo çështje u votua me konsensus të gjerë. Ai tha se pas kthimit në normalitet nga opozita, ishte një sesion i frytshëm.