Rikthehen rastet me Covid në Fier. Brenda dy ditëve të fundit në Fier, Patos e Roskovec janë zbuluar 20 raste me Covid. Drejtuesi i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Fier, Arbër Arapi është shprehur se situata e rritjes së rasteve me Covid në Fier është shkak i fluksit në rritje të emigrantëve.