Top Channel/ Covid, OBSH “presion” Kinës/ Kërkohen të dhënat origjinale për koronavirusin
30/12/2024 23:30

Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka bërë sërish thirrje Kinës që t’i ndajë të dhënat që ka për të kuptuar më shumë për koronavirusin, pasi kanë kaluar pesë vjet prej shpërthimit të pandemisë në gjithë planetin. Sëmundja që e shkakton koronavirusin, COVID-19, ka shkatërruar ekonomi dhe sisteme shëndetësore në shumë vende të botës. “Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Kinës që të na japë qasje, që të kuptojmë më shumë për origjinën e COVID-19. Është nevojë morale dhe shkencore”, ka thënë OBSH-ja përmes një deklarate. Autoritetet në Shtetet e Bashkuara e kanë përmendur disa herë që nuk e përjashtojnë mundësinë e daljes së virusit nga ndonjë laborator në Kinë, ndonëse autoritetet kineze insistojnë që virusi është përhapur në një treg kafshësh. “Në javët, muajt dhe vitet që kanë pasuar, COVID-19 i ka ndryshuar jetët dhe botën tonë”, thotë OBSH ndër të tjera në komunikatën e saj. Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020. Më shumë se 7 milionë njerëz kanë vdekur që prej shpërthimit të pandemisë në gjithë botën. Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave, të ndjekura nga India dhe Brazili.

Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30
Top News- Sabotimi i gazsjellësit serb/ Akuza nga Kievi: Rusia po ndërhyn te zgjedhjet hungareze
07/04 12:04
Top Channel/ Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane!
07/04 12:04
Top Channel/ Lufta e Iranit godet ekonominë e Gjermanisë: Janë prekur 90% e prodhuesve!
07/04 11:41
Top Channel/ Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s`i ka parë kurrë asnjeri!
07/04 11:37
Top News- Dodik i rikthehet ‘dashurisë ruse’/Ekstremisti serb i Bosnjes vijon narrativën pro Putinit
07/04 11:11
Top News – ‘Trump është iluzionist’/ Irani nuk dorëzohet – Do vijojmë luftën
07/04 10:24
Top News – Zgjidhja për mbrojtjen e infrastrukturës.Irani thirrje qytetarëve–Shkoni në termocentrale
07/04 10:21
Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11