Kinezët kanë nxituar të rezervojnë udhëtime jashtë shtetit pasi Pekini njoftoi se do të rihapë kufijtë e tij muajin e ardhshëm. Aplikimet për pasaporta për qytetarët kinezë që dëshirojnë të udhëtojnë ndërkombëtarisht do të rifillojnë nga 8 janari, tha administrata e imigracionit.Që atëherë, faqet e udhëtimit kanë raportuar një rritje të trafikut.Por turistët kinezë nuk do të kenë akses të papenguar në të gjitha vendet.