Shtetet e Bashkuara i dhanë dritën jeshile vaksinës së shumëpërfolur universale të Covid 19. Komisioni këshillimor i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, CDC, miratoi vaksinat e reja për personat e moshës nga 6 muaj e lart, dhe ky sugjerim u mbështet menjëherë nga drejtorja e këtij institucioni. Edhe pse ashpërsia e pandemisë ka rënë, në SHBA vazhdojnë të shënohen prej saj cdo jave me mijëra raste shtrimesh në spitale dhe qindra vdekje.