Virusi i Covid 19, në dukje nuk ekziston më në Shqipëri, por nëpër qendra shëndetësore mjekët thonë se çdo ditë konstatojnë raste. Në raportin e përditshëm të Institutit të Shëndetit Publik deklarohen mesatarisht 50- 60 raste të reja çdo 24 orë, por sipas mjekëve janë të paktë ata që paraqiten për tu testuar, pasi numri i të infektuarve në këtë periudhë mund të jetë më i lartë.