Pas udhëtimit në Shqipëri, Giorgia Meloni kthehet në Pulia. Media italiane Corriere della Sera i ka kushtuar sërish një artikull largimit të Melonit nga vendi ynë, ndërsa shkruan se mbetet mister një takim i mundshëm me ish-kryeministrin Britanik Tony Balir, i cili ishte në Vlorë në të njëjtën kohë me Melonin. Corriere shkruan se stafi i ish-kryeministrit Blair u ka konfirmuar se nuk ka pasur një darkë me Melonin, por nuk kanë përjashtuar një takim të mundshëm.