Top Channel/ CNN: Nga dosjet Epstein mungojnë të dhëna të FBI-së, “zhduken” akuzueset e Trumpit!
25/02/2026 11:46

Dhjetëra intervista të dëshmitarëve të FBI-së të realizuara në kuadrin e hetimeve ndaj Jeffrey Epstein, mungojnë në morinë e dokumenteve të publikuara muajin që shkoi nga Departamenti aamerikan të Drejtësisë, thotë CNN. Sipas medias të njohur, këtu përfshihen edhe tre intervista të lidhura me një grua e cila e kishte akuzuar presidentin Donald Trump për sulm seksual ndaj saj dekada më parë. Prova të dorezuara avokatëve të bashkëpunëtores së Epstein, Ghislaine Maxëell, përmbanin numra serialë për rreth 325 intervista të FBI-së me dëshmitarë. Megjithatë, më shumë se 90 prej këtyre materialeve, apo mbi një e katërta e totalit , nuk rezultojnë të jenë të publikuara në faqen zyrtare të Departamentit të Drejtësisë, sipas analizës së CNN. Në mesin e këtyre dokumenteve mungojnë tre intervistat e akuzuezes së presidentit amerikan, vazhdon shkrimi. Më herët, një ligjvënës demokrat ngriti shqetësime lidhur me mungesën e këtyre dokumenteve, duke vënë në pikëpyetje transparencën e publikimit, ndërsa hodhi dyshime nëse administrata Trump ka respektuar ligjin që e detyronte agjencinë të bënte publike dosjet lidhur me financierin e pasur që vdiq në burg në vitin 2019, ndërsa përballej me akuza për trafikim seksual. “Kemi një të mbijetuar që ka hedhur akuza serioze ndaj presidentit. Por ekziston një grup dokumentesh- që duket se janë intervista të mundshme të kryera nga FBI me këtë të mbijetuar- që janë zhdukur dhe tek të cilat ne nuk kemi qasje”, tha për CNN përfaqësuesi Robert Garcia, demokrat në Komitetin e Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve. Trump ka mohuar vazhdimisht çdo shkelje në lidhje me Epstein. Në një reagim të saj, Shtëpia e Bardhë i cilësoi akuzat ndaj tij si “të rreme dhe me qëllim të vetëm bujën”. Edhe një zëdhënës i Departamentit të Drejtësisë mohoi që të jetë fshirë ndonjë material i lidhur me Epstein, dhe e theksoi me forcë se institucioni ka vepruar në përputhje me ligjin.

Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30
Top News- Sabotimi i gazsjellësit serb/ Akuza nga Kievi: Rusia po ndërhyn te zgjedhjet hungareze
07/04 12:04
Top Channel/ Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane!
07/04 12:04
Top Channel/ Lufta e Iranit godet ekonominë e Gjermanisë: Janë prekur 90% e prodhuesve!
07/04 11:41
Top Channel/ Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s`i ka parë kurrë asnjeri!
07/04 11:37
Top News- Dodik i rikthehet ‘dashurisë ruse’/Ekstremisti serb i Bosnjes vijon narrativën pro Putinit
07/04 11:11
Top News – ‘Trump është iluzionist’/ Irani nuk dorëzohet – Do vijojmë luftën
07/04 10:24
Top News – Zgjidhja për mbrojtjen e infrastrukturës.Irani thirrje qytetarëve–Shkoni në termocentrale
07/04 10:21
Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11