Është çmontuar në Itali një organizatë kriminale e trafikut të marihuanës, hashashit dhe kokainës me qendër në qytetin Andria në Itali dhe me degë zonën e Brindizit, Kalabri dhe deri në Spanjë. Guardia di Finanza ka arrestuar 15 persona, mes tyre edhe një 30 vjeçar shqiptar i identifikuar si Klisman Curraj. Ata akuzohen për prodhim, trafik dhe posedim droge, pastrim parash dhe armëmbajtje pa leje. Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar mbi 1 milion euro pasuri që i përkisnin të arrestuarve.