Çmimi Jakov Xoxa, që u akordua për herë të parë vitin e kaluar në 100-vjetorin e lindjes së shkrimtarit, do të jetë tashmë një çmim i përvitshëm për autorët e rinj. Ky vlerësim mbështetet nga familja Xoxa, Fondacioni Jakov Xoxa, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.